Ne vazhdën e bashkëpunimit JICA AME dhe institucionet pjesëmarrës për Ngritjen e Kapaciteteve në Zvogëlimin e Rreziqeve nga Fatkeqësitë përmes Sistemit Kombëtar të Informacionit për Zjarret Pyjore (NFFIS) dhe Eco-DRR, me dt.07.12.2021 u mbajt takimi i Komitetit te Përbashkët Koordinues (KPK).
Përveç tjerash, takimi i përbashkët koordinues miratoi raportin e progresit për vitin 2021, rrjedhimisht dhe planin e punës për vitin 2022.
Rezultate e pritura sipas modelimit fillestar te aprovuar nga te dyja palët janë ngritja e kapaciteteve vendore ne zvogëlimin e rreziqeve nga fatkeqësitë përmes Sistemit Kombëtarë te Informacionit për zjarret ne pyje.
Takimit me një fjale hyrëse ju drejtua edhe drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Menaxhimit Emergjent z. Fadil KODRA ne rolin e drejtorit te projektit.